Pse duhet ta përdorim ananasin

Ilma Lamçe

Ananasi në ditët e sotme është lehtësisht i gjindshëm në dyqane apo supermarkete, në çdo sezon. Ananasi ka shumë vlera ushqyese: është i njohur për efektet e dobishme në tretje, kundër mbajtjes së ujit dhe riaktivizimit të mikrocirkulacionit lokal, me efekte të rëndësishme për të luftuar celulitin. Për të përfituar këto vlera ai duhet të konsumohet i freskët.

 Shija e ananasit është e ëmbël dhe përmban pak kalori,  për këtë arsye është i përshtatshëm për dietat me kalori të ulët. Është shumë i pasur me ujë dhe karbohidrate, të cilat janë në formën e sheqernave, në veçanti glukozës, saharozës dhe fruktozës. Por fruti është i varfër me fibra, ndërsa është një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit dhe magnezit.

Ananasi përmban një substancë mjaft të dobishme  që quhet bromelain, një grup enzimash që luajnë një funksion të rëndësishëm të stimulimit të tretjes dhe metabolizmit. Kjo është  vlera e tij më e njohur e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit. Kjo substancë gjendet kryesisht  në kërcell.

Por ananasi njihet edhe për përdorimet e tij në kozmetikë pasi ka veti të mira anti-plakje dhe përdoret shpesh në kozmetikë, duke shfrytëzuar vetitë hidratuese dhe zbutëse, në preparatet për të zbutur lëkurën dhe për disa produkte pastrimi.

Por, vlera e tij më e njohur është e lidhur me vetitë anti-inflamatore të bromelainit në luftimin e mbajtjes së ujit dhe për këtë arsye në neutralizimin e celulitit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet