Pse duhet ta përfshini djathin e dhisë në dietën tuaj

Me shije kremoze dhe të veçantë, djathi i dhisë është një produkt qumështi që shijohet pothuajse në të gjithë botën. Ai vjen në një shumëllojshmëri shijesh dhe teksturash, nga i butë dhe i përshtatshëm për bukë, deri te i kripur dhe i fortë.

Djathi i dhisë, për shkak të përmbajtjes së ulët të laktozës, është më i lehtë për t’u tretur nga trupi ynë, duke lehtësuar kështu procesin e tretjes.

Kështu, është një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës. Në të njëjtën kohë, të gjitha lëndët ushqyese dhe mineralet që gjenden në produktet e qumështit të dhisë, më konkretisht, magnezi, kalciumi dhe fosfori, përthithen më mirë.

Gjithashtu, riboflavina (vitamina B2), e cila gjendet në sasi të mëdha në djathin e dhisë, ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.

Një nga karakteristikat e djathit të dhisë është edhe përmbajtja e ulët e αs1-kazeinës. Proteinat e djathit të dhisë paraqesin ndryshime të konsiderueshme në krahasim me llojet e tjera të djathit. Kryesisht në përbërjen e aminoacideve nga të cilat përbëhen, si rezultat i të cilave nuk shkaktojnë alergji.

Postime të ngjashme

Harroni shpejt? Ky zakon mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni kujtesën
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Këto janë burimet më të mira të vitaminës C
5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë
Çfarë duhet të pini për të lehtësuar dhimbjet e stomakut
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007