Pse duhet të stimulohem unë kur fajin për moslindjen e fëmijës e ka bashkëshorti?

Elton Peci, obstetër-gjinekolog

Kjo është një pyetje më se e drejtë e shtruar nga shumica e femrave që u nënshtrohen trajtimeve të ndryshme të infertilitetit (për shembull Fertilizim In Vitro – FIV) për shkak të infertilitetit mashkullor. Përgjigja është si vijon:

Një femër fertile normalisht do të rrisë 1 folikul në muaj; nga ky folikul do të mund të merret vetëm 1 vezë mature (e pjekur) nëse gjendet moment i duhur për aspirim të ovocitit. Kjo vezë do të bashkohet me një spermatozoid; jo gjithnjë nga ky bashkim infertil 1rezulton një embrion i cilësisë së mirë; ndonjëherë bashkimi mund të mos rezultojë në embrion ose mund të rezultojë në një embrion të një cilësie suboptimale. Edhe sikur në fund të gjendemi me një embrion të vetëm për ta transferuar, shanset janë të vogla për shtatzani.

Për ta rritur rendimentin e FIV-it, në vitet ’80 të shekullit të kaluar u futën në përdorim protokollet e ndryshme të stimulimit ovarian. Qëllimi është shumë i thjeshtë: të rrisim sa më shumë folikuj; të marrim më shumë vezë; më shumë vezë të pjekura për të patur mundësinë që pas bashkimit me spermatozoidet, të arrijmë të kemi më shumë embrione. Duke pasur sa më shumë embrione në dispozicion për çiftin infertil, atëherë edhe mundësitë që shtrohen para tyre janë më të shumta; për rrjedhojë edhe shanset për shtatzëni rriten ndjeshëm. Është logjike:

  • Nëse transferojmë 2 embrione, do të kemi më tepër shanse për shtatzëni!
  • Nëse kemi shumë embrione, atëherë çifti mund të zgjedhë edhe opsionin për krio prezervim (ngrirje). Ruajtja e embrioneve të tepërta do të shmangë nevojën për përsëritjen e procedurës nga fillimi duke kursyer kështu shpenzime të tjera financiare. Një tjetër avantazh i embrioneve të ngrira është se ato përmbajnë materialin gjenetik të një veze më të re; këto embrione nuk ndikohen nga vitet që kalojnë në jetën e pacientes femër.
  • Sa më shumë embrione të ketë formuar çifti, aq më e lartë është mundësia për të pasur transferta të ditës së 5-të (blastokist).
  • Sa më shumë embrione të ketë formuar çifti, aq më e mundur bëhet edhe diagnoza gjenetike preimplantacionale (PGD), nëse kjo e fundit është indikuar..
  • Në prani të shumë embrioneve, ekziston edhe mundësia e përzgjedhjes së më të mirëve për transfertë; E kundërta ndodh kur kemi në dispozicion vetëm 1 embrion për të transferuar: Nuk kemi mundësi përzgjedhjeje.

Një përgjigje e tillë vlen për të gjitha femrat që i nënshtrohen kësaj procedure, pavarësisht se cili është shkaku i infertilitetit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni