Pse e fsheh ministria fjalën e ambasadorit amerikan?

Ministria e Shëndetësisë vazhdon ta reklamojë punën e saj duke fshehur të vërtetat e hidhura për të. Në njoftimin për shtyp të nxjerrë lidhur me konferencën e djeshme, e cila publikoi situatën në Qendrat Shëndetësore në Shqipëri, thuhet se “ky

Ambasadori amerikan Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu

aktivitet u përshëndet nga z. Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”.

Dhe kaq është fjalia me të cilën mbyllet gjithçka në këtë njoftim. Ndërkohë nuk është cituar aspak fjala e ambasadorit Donald Lu, i cili në prezantimin e djeshëm tha: “Ishallah nuk sëmureni!” E shqipëruar fjala “inshallah” do të thotë, “Dashtë Zoti”. Kjo për faktin e thjeshtë se qendrat shëndetësore nuk kanë kushtet e duhura për t’i shërbyer njerëzve.

“Ministri duhet t’i përkthejë këto shifra në punë konkrete për përmirësim”, u shpreh dje ambasadori amerikan Donald Lu, vërejtje që nuk pasqyrohet gjëkundi në deklaratën e ministrisë. Duket se pavarësisht fjalëve negative, ministri Beqaj nuk ka ndërmend t’i marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve, sidomos të atyre që kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë në shëndetësinë shqiptare, siç është USAID./ A.Gjypi

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik