Përgatiti për “shëndet+”: Elena Beta
Pothuajse të gjithë njerzit e kanë këtë gropëz mes buzës së sipërme dhe hundës, edhe pse biologët nuk mund ta kuptojnë se pse ajo shfaqet gjatë evolucionit tonë.
Në terma shkencorë kjo gropëz përkufizohet me termin “filtrum”. Por çfarë është ajo dhe pse nuk kemi të gjithë?
Sipas të dhënave që shkencëtarët kanë në dispozicion, shpjegimi lidhet me mënyrën se si fytyra është formuar gjatë zhvillimit.
“Filtrum” tregon vendin ku pjesë të ndryshme të fytyrës shkrihen në një.
“Ky vend është pika ku të gjitha pjesët e fytyrës lidhen me njëra-tjetrën”, – shpjegon dr. Michel Mosley.
Zhvillimi i fytyrës së një personi ndodh në mes të muajit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë dhe në qoftë se nuk është formuar në atë kohë, për shkak të arsyeve gjenetike apo arsyeve të tjera, atëherë kjo gropëz nuk do të zhvillohet kurrë.
Burimi: http://www.topnaturaltips.com/


