Pse ëndrrat e këqija (makthet e natës) na bëjnë mirë

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi kanë ëndrrat në të cilat na duket sikur po rrëzohemi nga lartësi të mëdha, po na ndjekin, po na bien dhëmbët?

endrraShkencëtarët mendojnë se endrrat tona lidhen me ato të paraardhësve tanë që jetonin në shpella dhe ndiqeshin nga kafshët e egra.

Shkencëtari finlandez Anti Revonso thotë se ne i kemi trashëguar ëndrrat, bazuar tek nevoja primitive për të mbijetuar, sepse ato e përgatisin trurin të përballet me situata të vështira çdo ditë.

Ne e dimë se paraardhësit tanë jetonin në një ambient të mbushur me rreziqe. Natyra e ëndrrave të këqija apo maktheve është se ato përmbajnë ngjarje kërcënuese dhe na detyrojnë të shkojmë drejt këtyre ngjarjeve të stimuluara.

Kështu që në botën reale, pra kur jemi zgjuar, kur ndeshemi me situata të ngjashme apo të ndryshme nga këto, atëherë ne jemi të përgatitur për të mbijetuar pasi i kemi hasur më parë në ëndrrat tona.

Pavarësisht se kemi frikë nga ëndrrat e këqija, ato në ndihmojnë shumë në përballimin e situatave të vështira. Ne si specie duhet të jemi mirënjohës për këto vizione të frikshme.

Kërkimet tregojnë se ¾ e ëndrrave janë negative, ato nuk e fshehin kuptimin e tyre dhe janë krejtësisht transparente. Shpesh ëndrrat janë frymëzuese.

Shkrimtarja J.K Rouling filloi të shkruajë librin “Harry Potter” pasi në ëndërr iu shfaq një magjistar i famshëm, ndërsa Mari Shelli shkruajti romanin “Frankenstein” pas një ëndrre./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?