Pse është e rëndësishme vizita dentare?

Vizitat dentare janë të rëndësishme dhe duhet të jenë të rregullta pasi përmes këtij kontrolli kryhen disa procedura. Një ndër to është ekzaminimi i zgavrës së gojës dhe kos 1dallohen patologjitë e stadeve fillestare. Në këtë mënyrë stomatologu mund ta rikthejë në gjenden siç ishte, pra, ta parandalojë. Dentisti duhet të pyesë pacientin për dietën ushqimore, pasi ne iu japim këshilla edhe prindërve për mënyrën e ushqyerjes së fëmijës së tyre për dhëmbë të shëndetshem.

Për shembull, në rastin e karbohidrateve (sheqernat) që janë faktori kryesor i prishjes së dhëmbëve, ne rekomandojnë sasinë e përdorimit të tyre. Përveç kësaj, këshillojmë  pacientin për mënyrën e mbajtjes së higjienës së gojës, pra çfarë lloj furçe duhet të marrë dhe si ta përdorë atë apo edhe për fillin dentar. Lloji  i furçës dhe i pastës ndryshon në varësi të pacientit.

Nuk është e njëjta furçë dhe e njëjta pastë ajo që i rekomandojmë një pacienti me rrezikshmëri të lartë ndaj prishjes së dhëmbëve apo atij që e ka më të ulët. Në klinikën dentare duhet të kryhet edhe procesi profilaktik dentar. Pra, fluorizim lokal. Nëse  kjo ndodh çdo 6 muaj, do të parandalohen patologji që mund të jenë problem për çdo pacient duke i shkaktuar dhimbje dhe harxhim parash.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim