Pse është i dobishëm uji me limon

Ul inflamacionin: nëse pini një gotë ujë më limon çdo mëngjes do të ulet aciditeti në trup. Ai do të nxisë heqjen e baktereve përmes urinës.

uje me limonNdihmon në tretje: uji me limon largon toksinat e këqija nga trupi dhe lehtëson simptomat e urthit, problemet e stomakut dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Ndihmon në humbje peshe: për shkak të fibrave që përmban, limoni ndihmon në luftimin e ndjenjës së urisë.

Pastron sistemin: uji më limon rrit funskionin enzimë, stimulon mëlçinë dhe largon toskinat dhe mbeturinat nga trupi.

Pastron lëkurën: antioksidantët që gjenden në limon ndihmojnë në heqjen e puçrave, akneve dhe porblemet e tjera të lëkurës. Ai ndihmon në parandalimin e rrudhave gjithashtu.

Nxit sistemin imunitar: vitamina C që gjendet në limon është faktor kyç që ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar.

Është burim i shkëlqyer kaliumi: limoni është i pasur me kalium, i cili është i mirë për shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Freskon frymëmarrjen: uji me limon lehtëson dhimbjen e dhëmbëve dhe pastron gojën nga mikrobet. Megjithëse aciditeti i limonit dëmton smaltin e dhëmbëve, kur hollohet me ujë ai nuk e ka këtë ndikim negative.

Rrit energjinë: lëngu i limonit i jep trupit energji dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit. Vetë aroma e limonit ka një efekt qetësues në sistemin nervor.

Lufton infeksionet virale: uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të zvogëluar infeksionet virale dhe pastrimin e fytit. Lëngu i limonit nxit sistemin imunitar dhe në të njëjtën kohë ndihmon në luftimin e plotë të infeksionit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?