Përfitimet shëndetësore të të qarit
Hulumtimet kanë sugjeruar se lotët në fakt mund të jenë një mënyrë për të larguar kimikatet negative nga trupi dhe t’ju bëjnë të ndiheni më mirë. Shumë njerëz pretendojnë se ndihen më mirë pas një të qare.
Tre lloje lotësh
Lotë emocionalë/të lidhura me stresin
Një studim nga Dr. Ëilliam H. Frey II, një biokimist në Qendrën Mjekësore St. Paul-Ramsey në Minesota, zbuloi se ekziston një ndryshim i rëndësishëm kimik midis lotëve emocionalë ose të lidhur me stresin dhe atyre që shkaktohen thjesht nga irritues fizikë – si p.sh. gjatë prerjes, qepët.
Ata zbuluan se lotët emocional përmbanin më shumë hormone me bazë proteina, prolaktinë, hormon adrenokortikotrop dhe leucinë enkefalinë (një qetësues natyral kundër dhimbjeve), të cilat të gjitha prodhohen nga trupi ynë kur jemi nën stres.
Lotët bazal
Ne të gjithë kemi nevojë për shtresën e lëngut mbrojtës që mbulon kokërdhokët tanë të njohur si lot të vazhdueshëm ose bazal. Ky lëng sekretohet nga gjëndrat lakrymale, të cilat qëndrojnë mbi çdo sy, dhe pa të sytë tanë do të rrezikoheshin të thaheshin dhe të bëheshin të ndjeshëm ndaj bakterieve.
Lotim i syve
Një nga funksionet më të rëndësishme që mund të ketë të qarët është të mbrojë sytë nga irrituesit dhe trupat e huaj, si pluhuri ose largimi i avujve acidikë kur presim qepën. Këta lot njihen si lot refleks. Kur sytë tanë sulmohen nga irrituesit, gjëndrat lakrymale në sytë tanë fillojnë të stimulojnë më shumë lëngje për të larë irrituesin dhe për ta kulluar atë nga syri.
Pra, si na ndihmojnë lotët emocionalisht?
Lotët emocionale ose të lidhura me stresin mendohet se na ndihmojnë në periudha të vështira në një sërë mënyrash. Fizikisht, ata mendohet se pastrojnë kimikatet toksike nga trupi ynë, ndërsa psikologjikisht duke i dhënë një ajrim të mirë ndjenjave mendohet të jetë një tonik i shëndetshëm.
E qara largon stresin
Njeriu përballet me mijëra momente stresuese çdo ditë. Kjo ngarkesë emocionale duhet çliruar dhe lotët janë mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe ndjenjat negative. Lotët përmbajnë një substancë të njohur si adrenocorticotropinë, një hormon që lidhet me stresin. Lotët përmbajnë edhe prolaktinë dhe encefalinë që janë substanca natyrale kundër dhimbjes. Kjo është arsyeja përse ndiheni më të qetë pas një të qare.
Lotët shuajnë dhimbjen
Lotët kanë aftësinë të transformojnë emocionet negative në diçka të prekshme dhe të manovrueshme. Nëpërmjet të qarës, njeriu mund të përballet më mirë me ndjenjat. E qara është hapi i parë për të kapërcyer dhimbjen fizike dhe emocionale.
Për shembull, kur një fëmijë rrëzohet dhe lëndohet, reagimi i parë i tij është të qajë si pasojë e dhimbjes fizike.E njëjta gjë vlen edhe për emocionet. Nëpërmjet të qarës, njeriu i jep formë të prekshme një emocioni negativ që lëndon.
E qara përmirëson humorin
Kur njeriu qan, truri prodhon endorfinë që rezulton në përmirësimin e konsiderueshëm të humorit. Duke qenë se nëpërmjet lotëve, çlirohet tensioni, njeriu do të arrijë të shohë gjërat më qartë dhe të ngrihet përtej vështirësive.
Çështjet psikomatike
Sipas të dhënave të AgroWeb,org, nëse truri përcepton se diçka po të lëndon, menjëherë gjeneron një kundërpërgjigje negative në organizëm.
Truri është si një thikë me dy presa.Nëse nuk i çlironi emocionet, ndjenjat apo mendimet mund të shkaktojë çrregullime psikosomatike siç janë depresioni, ankthi dhe vetëvlerësimi i ulët.Njërëzit e prekur nga depresioni ose ata që janë gijthë kohën të mërzitur dhe nuk e shprehin, vuajnë nga çrregullime me tretjen ose kanë oreks të dobët.
Për më tepër, ata janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe problemet me frymëmarrjen. Përmbajtja e lotëve dhe mërzisë shkakton jo vetëm probleme me stomakun, por edhe ekzema në lëkurë dhe probleme më të thella.
E qara përmirëson shikimin
Lotët lubrifikojnë membranat e syve. Nëse ju i mbani lotët atëherë rrezikoni të dëmtoni shikiminin, sepse një nga funksionet kryesore të lotëve është të hidratojë sytë.
Lotët janë rezultat i disa reagimeve kimike dhe nxiten nga një sërë faktorësh:
- Ambienti dhe njerëzit që ju rrethojnë
- Agjentë të jashtëm që tjetërsojnë mukusin e syve
- Marrëdhëniet biokimike mes trurit (kujtesa, emocionet, ndjenjat) personalitetit dhe humorit.
Është e rëndësishme të mësoni se nëse ju nuk qani dot, atëherë trupi do të qajë për ju.E qara mbron trupin nga manifestimet fizike të dhimbjes. Mirë është të derdhni lot lumturie, por edhe ato prej dhimbjes nuk duhet t’i frenoni pasi janë pjesë e natyrës njerëzore.

