Pse femrat e shikojnë veten në pasqyrë më të shëndoshë seç janë

Studimet kanë treguar se imazhi trupor projektohet ndryshe në trurin e njeriut dhe “shtrembërohet masivisht” thuajse me dy të tretat më shumë se në realitet.

grua dhe pasqyreNdodh shpesh që femrat dalin para pasqyrës me një fustan dhe mendojnë se i tregon më të dhjamosura seç janë, por ky është thjesht një iluzion sepse kilet e tyre nuk ndryshojnë në bazë të veshjes.

Ky efekt është më i theksuar tek femrat që janë të mbushura në një pjesë të caktuar si kofshë ose bark.

Dr. Michael Longo tha se këto rezultate mund të jenë të rëndësishme në raste paragjykimesh të përgjithshme për gjerësinë e trupit, sidomos për personat që vuajnë nga anoreksia apo bulimia.

Shkencëtarët besojnë se shtrembërimi i imazhit buron nga numri i sinjaleve shqisore që dërgohen në tru nga pjesët e ndryshme të lëkurës. Sipas dr.Longos, kjo gjë ndodh sepse këto femra e kanë krijuar imazhin e tyre në tru ndër vite dhe nuk i kuptojnë ndryshimet që u ndodhin në trup.

Sipas këtij studimi shtrembërimi i imazhit trupor ndodhte deri në 2/3 (respektivisht rreth 4-5 kg më shumë).

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe