Pse frutat ju ndihmojnë të humbni peshë

Përshtati në shqip: Elena Beta

A e dini se frutat mund t’ju ndihmojnë të humbni pëshë? Ato kanë në përmbajtje vitamina esenciale dhe minerale, të cilat i nevojiten trupit për të funksionuar si duhet. Gjithashtu, ju ndihmojnë për të qëndruar të shëndetshëm dhe plot energji çdo ditë. Duhet të konsumoni të paktën pesë fruta në dietën tuaj të përditshme, duke i përdorur në lëngje, drithëra, sallatë. Ja të mirat që vijnë nga konsumini i tyre:

Kek me frutaFrutat djegin yndyrën – Një nga efektet më të mira të frutave është djegia e yndyrës. Grejpfruti është një prej atyre frutave që kontribojnë më së shumti në këtë proces, pasi nxit metabolizmin dhe stabilizon nivelin e glukozës në gjak. Mund ta kombinoni me fruta të tjera. Limoni është gjithashtu një frut që djeg yndyrna, ka veti fantastike në detoksifikim duke përmirësuar shëndetin. Këshillohet të pini 2 gota ujë me limon në ditë për të humbur peshë.

Janë të ulta në kalori – 1 banane e mesme përmban 120 kalori, një e vogël përmban 100 kalori, është e lartë në fibra dhe ju ndihmon të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Gjithashtu, molla, pjeshka, dardha bëjnë pjesë në frutat e shëndetshme. Janë të ulta në kalori dhe kanë shumë ujë prandaj ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Por kujdes, mbani nën kontroll konsumimin e tyre!

Ju ndihmojnë të jeni më energjikë gjatë stërvitjes – Frutat janë ushqimet më të mira për t’u ngrënë para dhe pas stërvitjes, pasi shërbejnë për të rritur nivelin e energjisë. Për shkak të glukozës së lartë që kanë në përmbajtje, ndihmojnë muskujt të punojnë më shumë. Mollën, boronicën, rrushin, dardhën mund t’i konsumoni para dhe pas stërvitjes.

Parandalojnë fryrjen – Duke përfshirë frutat me përmbajtje të lartë uji në dietë, mund të reduktoni fryrjen e shkaktuar nga lëngjet e tepërta brenda qelizave tuaja. Portokalli, grejpfruti, pjepri, shalqiri, limoni janë alternativat më të mira për t’ju ndihmuar të shmangni fryrjen dhe të ndiheni shumë më mirë pas një vakti.

Postime të ngjashme

Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)