Pse fytyra ka nevojë çdo ditë për vitaminën C?

Vitamina C (Acidi Askorbik) është antioksidant natyral i trupit që luan një rol të rëndësishëm në rritjen e imunitetit njerëzor. Për lëkurën, vitamina C luan një rol në sintezën e kolagjenit si një molekulë që është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës sonë. Shumë dermatologë e konsiderojnë vitaminën C  si një medikament kundër plakjes së lëkurës, e cila redukton ndjeshëm inflamacionet e saj dhe nxit riparimet e qelizave të dëmtuara.

Vitamina C është një pjesë e rëndësishme e shëndetit të lëkurës për shkak të funksionimit të saj si një prej antioksidantëve të rëndë dhe një faktor i rëndësishëm për sintezën e kolagjenit.  Ajo është e rëndësishme për fiziologjinë e lëkurës, promovon sintezën e kolagjenit dhe formimin e substancave ndërqelizore si dhe përmirëson proçesin riparues të indeve të lëkurës.

Benefitet e Vitaminës C

Përmirëson shëndetin e lëkurës: E mira kryesore e vitaminës C për lëkurën është roli i saj në sintetizimin e kolagjenit. Ajo ndihmon gjithashtu në mbrojtjen nga rrezet e diellit dhe zvogëlon shfaqjen e akneve. Ndërsa ekspertët vërejnë se suplementet e vitaminës C nuk ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës. Por megjithatë, ata paralajmërojnë se përdorimi i vitaminës C ruan lëkurën, nëse përdoret për aq kohë sa rekomandohet nga doktori, pasi në fund të fundit është një acid. Kur blini produkte me vitaminë C për mbrojtjen e lëkurës, ekspertët rekomandojnë se ato duhet të kenë përqendrim të lartë të acidit asorbik L, mes 10-20% dhe një pehash të ulët, më pak se 3.5.

Shpejton proçesin e shërimit: Vitamina C është një mrekulli për lëkurat e prirura drejt akneve, pasi ndihmon në përshpejtimin e proçesit të shërimit. Gjithashtu djegiet nga rrezet e diellit, puçrat apo reaksionet alergjike shërohen më shpejtë përmes vitaminës C.

Zvogëlon inflamacionin: Vitamina C ka veti anti-inflamatore dhe është e shkëlqyer për qetësimin e lëkurës. Zgjidhni një serum të pasur me vitaminë C për të reduktuar fryrjet e syve apo lëkurës.

Hidraton lëkurën: Kjo vitaminë është e mrekullueshme për lëkurën e thatë, pasi rrit lagështinë në lëkurë dhe e mban atë të hidratuar.

Stimulon lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim: Vitamina C i jep lëkurës së lodhur shkëlqim duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Kjo ndihmon në largimin e rrudhave dhe nxit një lëkurë të fortë dhe të tendosur.

Në mungesë të Vitaminës C

Lodhje: Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, janë të predispozuar të lodhen shpejt dhe të ndjehen të pafuqishëm. Lodhja për një periudhë të gjatë, është treguese e disa sëmundjeve.

 Lëkurë e thatë: Gjendja jo e mirë e lëkurës jep sinjale që trupi nuk po merr mjaftueshëm vitaminë C si dhe vitamina të tjera.

Çrregullime emocionale: Personat që vuajnë nga mungesa e vitaminës C, shfaqin shenja nervozizmi dhe luhatje të humorit.

Dhimbje të muskujve dhe kyçeve: Dhimbja e gjymtyrëve apo kyçeve, mund të jetë një simptomë e mungesës së vitaminës C.

Në fund por jo më pak e rëndësishme, përpiquni të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, pasi vitamina C gjendet edhe tek ushqimet.

Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës