Pse jam duke humbur peshë?

Unë jam një 87 vjeçar. Gjatë vitit të kaluar kam humbur peshë të konsiderueshme dhe pa asnjë arsye. Mjeku im, duke mos gjetur ndonjë arsye për humbjen e peshës, më këshilloi të ha akullore. Por a nuk është kjo e rrezikshme për zemrën?

Duke supozuar se keni humbur një sasi të konsiderueshme (si 10% të peshës suaj origjinale) gjatë 6 deri në 12 muaj, mjeku juaj ka të drejtë t’ju testojë për sëmundje të ndryshme që mund të shkaktojnë humbje peshe. Kur humbja e peshës është shkaktuar nga një sëmundje (si kanceri ose infeksioni kronik), zakonisht ndodh sepse sëmundja ka ndikuar  në uljen e oreksit te personi. Përjashtim bën një tiroide tepër aktive (hyperthyroidism): kjo gjendje rrit si oreksin ashtu edhe humbjen e peshës. Në rastin tuaj, për fat të mirë, mjeku nuk ka gjetur ndonjë dëshmi për sëmundje serioze. Por nëse humbja e peshës vazhdon, mjeku ndoshta do të përsërisë disa nga testet.

Sa për akulloret, nëse nuk keni sëmundje të zemrës ose nuk keni patur goditje në të kaluarën, dhe nëse keni mbajtur një dietë të shëndetshme gjatë jetës suaj, rreziku nga akullorja është i ulët. Pra, unë ju rekomandoj që të ndiqni këshillën e mjekut tuaj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë