Pse janë më të lumtur beqarët

vajze e lumturBeqarët mund të jenë po aq të lumtur sa njerëzit që përjetojnë një lidhje të bukur romantike.

Gjatë viteve, hulumtimet kanë treguar se beqarët priren të jenë më pak të kënaqur në jetën e tyre, në krahasim me ata që janë në një lidhje dashurie. Por studimet e fundit po tregojnë të kundërtën.

Sipas një studimi të ri thuhet se beqarët mund të ndihen po aq të plotësuar sa çiftet. Çelësi i kësaj është personaliteti i njeriut. Këta beqarë të lumtur mendojnë çdo gjë pozitivisht dhe priren të shoqërohen me shokët apo familjarët e tyre. Në të kundërt, disa njerëz që janë në çift priren të ndrydhen dhe të qëndrojnë vetëm me partnerin duke e menjanuar shoqërinë. Beqarët duket se kanë më pak strese dhe angazhime, ndryshe nga çiftet, për këtë ata priren që të ndihen më të lumtur dhe të pavarur.

Ka shumë rrugë për ta arritur lumturinë, shprehet Maddux, pavarësisht nëse jeni beqar apo në çift. Njerëzit duhet të mësohen t’i menaxhojnë më mirë dobësitë e tyre dhe duhet të përqëndrohen më shumë në aspektet pozitive.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?