Pse kosovarët s’kanë besim te mjekësia e tyre?!

Denisa Canameti

Mund të thuhet pa frikë se mjekësia jonë aktualisht është zhytur në një kaos shumë të madh. Jo rrallëherë është vënë në pikëpyetje profesionalizmi dhe etika e mjekëve tanë. Pavarësisht kësaj, shqiptarët e Kosovës edhe për një konsultë të thjeshtë vendosin të vijnë në Shqipëri. Jo vetëm për një mendim të dytë, por sepse nuk kanë më asnjë lloj besimi tek mjekësia e tyre.

spitali ushtarakSot në dyert e Spitalit të Traumës trokitën 3 kosovarë. Njëri prej tyre i pyetur nga gazeta “Shëndet+” se pse ka zgjedhur të vijë këtu, shprehet:

“Mjekësia kosovare ka vdekur. Ashtu sikurse shumë gjëra të tjera në Kosovë. Është keq kur mjekësia kthehet në biznes. Është bërë e frikshme të hysh në dyert e spitaleve. Nuk e harroj para disa viteve, në 2006-n, vëllai dëmtoi 2 gishta në punë dhe e çuam në spitalin e Kosovës. Ata ia prenë direkt njërin gisht, donin të bënin të njëjtën gjë me gishtin tjetër, por kërkuam që të vijmë në Tiranë për trajtim. Vëllai edhe sot e ka gishtin, ndërkohë që na thanë që, nëse do të kishte ardhur në kohë, do ta kishte edhe gishtin tjetër.

“Por jo vetëm kjo. A e di sa paguam për gishtin që i prenë vëllait? 800 euro. Për të bërë një konsultë të thjeshtë me mjekun në Kosovë, duhet të paguash 20 euro. Pa llogaritur ekzaminimet e tjera që duhen. Mjekësia është katastrofë atje. Nuk gjendet asnjë medikament. Nuk ka rregull, as asgjë. Ndaj njerëzit kanë humbur besimin”.

I pyetur nga gazeta “Shëndet+”, mjeku gastroenterolog Ilir Kajo, shef shërbimi në Spitalin e Traumës, thotë se në këtë spital paraqiten shumë njerëz që vijnë nga Kosova.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën