Pse mjekët kanë heshtur deri më sot?

Nga mjekja Lida Shosha

Do të thoja që mjekët janë shumë ndryshe nga politikanët. Këtë duhet ta perceptojë edhe populli. Mjekët nuk bojkotojnë, mjekët janë njerëz që kanë punuar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Shpesh mundësitë kanë qenë të pakta, por shërbimi

Mjekja Lida Shosha duke folur për gazetën "Shëndet+"

Mjekja Lida Shosha duke folur për gazetën “Shëndet+”

është kërkuar shumë cilësor nga njerëzit dhe me të drejtë.

Sot njerëzit kanë pasur mundësinë të shkonin edhe jashtë dhe e kanë marrë perceptimin se si duhet të jetë një sistem shëndetësor, gjë të cilën ende nuk e shikojnë në Shqipëri. Pavarësisht kësaj situate, njerëzit kanë vazhduar të punojnë. Çfarë ndodh me politikanët nëse nuk iu plotësohet ajo që kërkojnë?

Ata bojkotojnë. Ikin. Mjekët nuk bojkotojnë, se nëse do të bojkotonin, Shqipëria do të ishte në një katastrofë të vërtetë. Mjekët kanë qëndruar fort, i kanë bërë ballë të gjithë këtij tranzicioni me destabilitete të tmerrshme që ka precipituar në situata të jashtëzakonshme. Gati në luftë civile. Mos të harrojmë situatat që kanë ndodhur në këto vite, ku të vetmit që kanë qëndruar, kanë qenë mjekët. Mund të them vetëm një rast: Ditën e parë kur shpërthyen rrëmujat në ’97-n, vetëm në 24 orë kemi parë 122 të plagosur dhe 12 të vdekur, ndërkohë që politikanët u zhdukën, u strukën, ikën dhe e braktisën këtë vend. Mjekët nuk e braktisën, qëndruan aty me plumbat që binin jashtë si shiu. / Marrë nga intervista e dhënë për gazetën “Shëndet+” në numrin e 2 shkurtit 2015

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik