Pse na lotojnë sytë?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Lotët kanë role të ndryshme kyç në trup. I mbajnë sytë të lubrifikuar dhe ndihmojnë në largimin e pluhurit dhe papastërtive. Gjithashtu lotët janë një komponent i rëndësishëm i sistemit imunitar që na mbron nga infeksionet.

Është e zakonshme që të prodhohen lotë kur je emocional, duke qeshur, kollitur, vjellur etj.

Por, një nga shkaqet më të shpeshta të lotimit pa arsye është sindroma e syrit të thatë. Sy shumë të thatë mund të shkaktojnë prodhimin e lotëve të tepërt. Meqë sytë nuk po lubrifikohen ashtu si duhet, fillon lotimi pa arsye.

Nëse lotët nuk përmbajnë balancën e duhur të ujit, kripës dhe vajrave, sytë mund të bëhen shumë të thatë. Si rezultat, irritimi i shkaktuar çon në mbiprodhimin e lotëve.

Shkaqe të tjera të zakonshme janë:

  • kushtet e motit si mot i ftohtë, me pluhur, me erëra dielli i fortë
  • lodhja e syrit
  • faktorë mjedisorë si drita e fortë dhe smogu
  • gripi, alergjitë,problemet me sinusin
  • inflamacion i kapakut të syrit (blefariti)
  • konjuktivitet dhe infeksione të tjera të syve
  • bllokimi i gjendrave të lotit
  • objekte të huaja, kimikate apo gazra irritues dhe lëngje në sy
  • lëndime, si një prerje apo gërvishtje në sy
  • disa ilaçe
  • probleme të tiroides dhe artriti reumatoid
  • kemioterapia dhe rrezatimi

Zakonisht, lotimi i syve është i përkohshëm dhe largohet vetë me kalimin e kohës kur shkaku është adresuar ose sytë janë shëruar.  Por nëse kjo gjë nuk ndodh dhe sytë vazhdojnë të lotojnë atëherë duhet të paraqiteni te mjeku.

Trajtime për lotimin e syve, gjithmonë sipas rekomandimit të mjekut, përfshijnë:

  • pika për syrin me recetë
  • trajtimi i alergjive që i po i bën sytë të lotojnë
  • antibiotikë, nëse keni infeksion të syrit
  • vendosja e një komprese me ujë të ngrohtë në sy, disa herë në ditë, që ndihmon nëse keni bllokim të gjendrës së lotit
  • ndërhyrje kirurgjikale

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë