Pse ndiheni të uritur

Jeni të dehidratuar: dehidratimi shpeshherë është stimuluesi kryesor i ndjenjës së urisë. Nëse ndjeheni të uritur dhe nuk keni pirë shumë ujë gjatë ditës, provoni të pini një gotë ujë dhe prisni 15 – 20 minuta, ndjenja e urisë do të reduktohet.

vere e kuqe 67Nuk flini mjaftueshëm: kur zgjoheni pas një gjumi jo të mirë hormonet e lidhura me oreksin fillojnë të punojnë. Do të ndiheni të lodhur, të dëshpëruar dhe do të ndjeni nevojën për të konsumuar ushqime me sheqer edhe nëse nuk jeni vërtet të uritur. Përpiquni të flini 7 – 8 orë gjatë natës.

Jeni nën stres: nëse jeni të stresuar keni më shumë shanse të ndjeheni të uritur. Kur jeni të tensionuar trupi rrit prodhimin e hormoneve të stresit dhe kortizolit. Këshillohet të praktikoni jogat ose të udhëtoni.

Pini tepër alkool: një kokteil ose një gotë verë para darke nxit urinë. Sipas një studimi të publikuar së fundmi, pas konsumimit të alkoolit ndjenja e urisë fillon rritet. Provoni të hani një vakt para se të pini alkool dhe konsumoni vazhdimisht ujë.

kos frutashHani më shumë proteina:  konsumoni sa më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme në mënyrë që stomaku juaj të ndjehet plot.  Duhet të konsumoni 46 gram proteina në ditë (kos, vezë, mish, drithëra).

Mos anashkaloni vaktet: kur nuk hani një vakt dhe stomaku juaj është bosh për një kohë të gjatë stimulohet ndjenja e urisë. Përpiquni të hani mëngjes të paktën brenda 1 ore nga momenti i zgjimit ( kos, gjalpë, feta molle,)./Health Magazine/ Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët