Pse njerëzit krijojnë varësi nga droga dhe si t’i ndihmojmë?

Nga Lediana Bardho, kryeinfermiere e Shërbimit të Adiktologjisë-Toksikologjisë Klinike pranë QSUT-së

Varësia nga drogat dhe faktorët që ndikojnë janë shumë komplekse. Njerëzit krijojnë varësi nga një substancë (drogë) pasi në momentin e marrjes së drogës sjell eufori. Stimulohen zona të trurit që perceptojnë kënaqësi, por këto ndjesi nuk zgjasin dhe kështu për ta ndier sërish atë ndjesi, duhet marrë sërish drogatdrogë. Gjithashtu, vërehet dhe prirja gjenetike. Mjekimi i zgjatur me medikamente që krijojnë varësi, blerja e medikamenteve për gjumë pa këshillën e mjekut mund të krijojë probleme.

A ka kurim të plotë?

Kurimi është i vështirë dhe i ngadaltë, por jo i pamundur.

Si mund të ndihmojmë një njeri që është në hapat e para?

Personi apo familjarët e tij mundohen ta zgjidhin këtë problem vetë, ndoshta duke shpresuar që me kalimin e kohës ky problem do kalojë. Këta persona mund t’i ndihmojmë duke mos i paragjykuar. Duke u shpjeguar që problemi i tyre është si ai i çdo sëmundjeje tjetër kronike, si: diabeti, tensioni apo astma dhe kërkon trajtim mjekësor të specializuar dhe të vazhdueshëm. Injorimi do të sillte pasoja të rënda shëndetësore.

Gabimet e prindërve dhe të shoqërisë

Gabimet që bëjnë më së shumti familja dhe shoqëria me këta persona është stigma, paragjykimi, mosbesimi, injorimi, vështirësia në komunikim dhe bashkëpunim. Mbi të gjitha, refuzim nga ambjenti social.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni