Pse nuk hapet arkivoli i viktimave të koronavirusit? Flet mjekja Silva Bino

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka shpjeguar procedurat e ceremonisë mortore për personat që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Në një deklaratë për mediat, Bino theksoi se për të gjithë personat që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të veçantë për varrimin.

Sipas saj, një prej rregullave të parashikuara në ligj është se nuk lejohet të hapet arkivoli.

“Sa i përket të vdekurve, që humbin jetën nga sëmundjet infektive ka një ligj të përcaktuar dhe varrimi dhe arkivoli dhe të gjitha masat merren në bazë të këtij ligji, si psh arkivoli nuk hapet, pra janë disa rregulla të përcaktuara të varrimit”, tha Bino.

Kujtojmë këtu që numri i viktimave nga koronavirusi në vend ka shkuar në 5, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 123.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?