Pse po humbin jetën të porsalindurit në vendin tonë? Mjekët rendisin shkaqet

  • Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore në vendin tonë janë sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes me 49.3% të totalit.
  • Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut me 20.1 %.
  • Anomali të bashkëlidhura me 9.7% të vdekjeve të regjistruara.

Sipas UNFPA shkalla e vdekshmërisë neonatale është një dër më të lartat në rajon dhe ajo përbën më shumë se 75 % të vdekshmërisë foshnjore. Pesha e kësaj vdekshmëria është rritur me kalimin e viteve.

Ekspertët mendojnë se ngadalësimii koeficientit të vdekshmërisë foshnjore vjen si pasojë e ngadalësimit dhe përmirësimit të koeficientit të vdekshmërisë neonatale. Por, cilat janë arsyet që koeficienti i vdekshmërisë neonatale ka ndaluar së përmirësuari në dekadën e fundit?!

“Nuk po ndodhin vetëm ato vdekje që ndonjëherë konsiderohen si të papajtueshme me jetën. Me shumë gjasë janë duke ndodhur edhe disa vdekje gjithmonë e më të rralla, të cilat mund të shpëtohen. Bëhet fjalë për vdekje që ndodhin shpejt pas lindjes, brenda muajit të parë të jetës, të cilat kanë në bazë të tyre keqformime kongjenitale. Ka ende vdekje të parandalueshme,  që ndodhin në fazën e parë të jetës së foshnjës për të cilat mund të behet më shumë në termat e kujdesit intensiv, që përgjithësisht është i lidhur me kujdesin spitalor, por jo vetëm. Mund të fillojë edhe më përpara me depistim për të identifikuar probleme te fetusi dhe për të qenë gati me diagnozë dhe trajtim pasi foshnja ka lindur”, shprehet eksperti i shëndetit publik Alban Ylli.

 

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë