Disa gra e kanë shumë të vështirë që të ngelin shtatzënë. Steriliteti është diagnostikuar në rastet kur një femër nuk mund të mbetet shtatzënë për një vit. Gratë zakonisht janë konsideruar jopjellore nëse kanë pasur dështime (aborte) në mënyrë të vazhdueshme. Më shumë se 1 në 10 çifte përjetojnë këtë problem. Steriliteti nuk është problem vetëm i grave, por edhe burrat mund të kenë këtë problem gjithashtu.
Kur duhet ta kuptojë femra që është sterile?
Nëse kalon një vit dha ajo nuk ngelet shtatzënë (kur e dëshiron këtë gjë), femra duhet të kontrollohet tek mjeku, sepse ka gjasa të vuajë nga steriliteti. Problemet shëndetësore janë një ndër faktorët më kryesorë që ndikojnë në sterilitetin e femrës. Disa faktorë të tjerë ndikues janë: shtatëzanitë ektopike, cikli menstrual i çrregullt, infeksionet në pjesët intime, abortet spontane të përsëritura, problemet tiroide etj.
Mjekët rekomandojnë që femrat mbi 35 vjeç të bëjnë testin e infertilitetit çdo 6 muaj nëse duan të ngelin shtatzënë.
Cilat janë shkaqet e sterilitetit tek femrat?
Normat e sterilitetit tek femrat janë gjithnjë e në rritje. Ekspertët thonë se shkaktari kryesor i këtij fenomeni është se femrat po martohen në moshë të vonë dhe po e nisin shtatzëninë në moshë të vonë. Pavarësisht kësaj, steriliteti mund të prekë çdo grua pavarësisht moshës së saj. Disa nga shkaktarët kryesorë që çojnë në sterilitetin e një femre janë:
- Jo pjelloria
- Cilësia e dobët e vezëve të femrës
- Forma e mitrës (ngushtësia e saj mund ta bëjë më të vështirë pllenimin e vezës)
- Endometrioza
- Historia e ndonjë sëmundje seksuale
- Mosha mbi 35 vjeç
- Të qenët mbipeshë ose nënpeshë
- Kimioterapia ose rrezatimi (trajtimi i kancerit)
- Përdorimi i drogës, alkoolit, duhanit
- Toksinat e mjedisit, si plumbi dhe pesticidet
- Dieta e varfër ushqimore
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


