Pse Shqipëria nuk ka vaksinë për meningjitin? Flet mjeku

Rasti i dytë me meningit që u evdientua në Durres në një periudhë të shkurtër kohore ka ngjallur panik tek prindërit. Por mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti thotë se nuk jemi në një situatë për t’u shqetësuar.

Dr. Alimehmeti vë në dukje se rastet janë shumë të rralla dhe vatrat e izoluara dhe pavarësisht kujdesit që çdo kush duhet të ketë, mjeku thotë se nuk jemi në rastet e një epidemie.

Doktor Ilir Alimehmeti thotë se rastet janë shumë të rralla të ndaj vaksina e meningjitit, nuk është pjesë e kalendarit të vaksinimit në Shqipëri.

”Meningjiti është një sëmundje shumë e rrallë. Sa i takon simptomave, ato nuk të lënë hapësira dyshimi. Nëse dikush ka dyshim nëse ka apo nuk ka meningjit, përgjigja është se nuk ka sepse simptomat janë tejet dalluese. Që prej ngurtësimit të qafës, pra i sëmuri e ka të pamundur të lëvizë qafen, temperaturë, ftohje të duarve dhe këmbëve, konfuzion, nervozizëm, irritim ndaj dritës, përgjumje e thellë.”

Kush preket!

Zakonisht preken fëmijët. Sa më i vogël fëmija, aq më i madh rreziku. Por nuk bëjnë përjashtim as të rriturit.

Rastet në Shqipëri

Numrat janë të vegjël. Ne kemi pasur raste vit pas viti, por janë shumë sporadike dhe aspak për t’u shqetësuar. Rastet janë të rralla, edhe kur ndodhin janë të dukshme dhe shumica prej nesh është i ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre baktereve në përditshmëri.

Si transmetohet meningjiti?

Meningjiti nuk transmetohet aq lehtë sa mendohet. Duhet një kontakt tejet i ngushtë dhe i gjatë me të sëmurin. Dezinfektimi nuk është i domosdoshëm, sepse bakteret qëndrojnë në trupin e njeriut dhe jo në ambiente të jashtme. Dezinfektimi më shumë na qetëson mendërisht, por nuk ka ndikim tjetër në izolimin e sëmundjes.

Sa i takon Durrësit ku tashmë është evidentuar një rast me meningjit, ajo është një vatër e izoluar.

Vaksinimi

Meningjiti nuk është në asnjë vend të Evropës pjesë e kalendarit të vaksinimit, sepse rastet janë shumë të pakta./dritare.net

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet