Kryefaqja Aktualitet Pse shteti nuk e kontrollon dot cilësinë e barnave?!

Pse shteti nuk e kontrollon dot cilësinë e barnave?!

0
Shpërndaje

Ardiana Capi, farmaciste

Nёse pyesni shqiptarёt ç’mendojnё per barnat, do t’ju thonё dy gjёra: e para qё mungojnё sistematikisht nё spitale (shpesh edhe nё farmaci nuk gjendet mё i njёjti bar me tё cilin fillon kurёn) dhe e dyta, qё nuk janё tё sigurta! Po pse ky perceptim?

Le tё gjemё pse-tё!

Nё Shqipёri konsumojmё barna tё importuara dhe barna tё prodhuara nё vend.

Importet, vijnё shumica, nga vende EU, pjesa tjetёr, nga vendet e rajonit, Turqia dhe shumё pak, nga jashtё Europe.

Po si i kontrollon shteti ynё kёto barna qё importohen?

Nёpёrmjet Agjencisё Kombёtare tё Barnave, laboratorit tё saj. Por, a ёshtё nё gjendje njё laborator, sado modern dhe efikas, tё kontrollojё çdo import, çdo lot, çdo kuti bari qё hyn nё Shqipёri? Sigurisht qё jo! Dhe jo pёr mangёsi tё tij po sepse edhe jashtё, nuk funksionon kёshtu; ёshtё praktikisht e pamundur tё analizohet çdo bar qё importohet.

Atёherë tё shohim si funksionon bota: Ka mbi 20 vjet qё nё Europё, ёshtё unifikuar njё sistem elektronik i kontrollit tё barit, qё nga prodhuesi, Agjencia e Barnave qё jep ok tregtimit te tij, shpёrndarёsi, farmacisti, mjeku e pёrfundon te pacienti. Quhet  Sistem i Farmakovigjilencёs sё barit. Nё rast problemesh tё paparashikuara gjatё marrjes sё barit nga pacienti, ky i fundit ose farmacisti i tij ose mjeku i familjes, raportojnё direkt elektronikisht por edhe me shkrim, pranё Qendrёs Kombёtare te Farmakovigjilencёs. Raportimi ёshtё serioz, profesional, i argumentuar dhe i plotё. Çdo raportim pёrpunohet menjёherё, njoftohet kompania prodhuese dhe bari tёrhiqet nga tregu (ose merren masa tё tjera).

Ku jemi ne?

Tek thashethemet me ose pa argumenta mbi cilёsinё e barnave, tek mjekёt qё mbushin recetat akoma me barna tё shtrenjta nё kurriz tё xhepit tё pacientit, te barna qё nё Europё ose janё tёrhequr ose janё pezulluar por qё ne nuk kemi informacion!

Por mё e keqja nuk ёshtё kjo!

Mё e keqja ёshtё se sapo janё harxhuar njё mal me lekё (dhe tё tjera do tё shpenzohen) pёr recetёn elektronike por ёshtё “harruar” tё futet sistemi i kontrollit tё Farmakovigjilencёs qё ka bota!

Pra, ёshtё sikur tё kemi inauguruar njё superstradё dhe tё na duhet ta prishim mё pas! (Sepse nёse njё ditё do tё hyjmё nё Europё, Farmakovigjilenca ёshtё e detyrueshme!)

Le tё shohim tani sigurinё e barnave qё prodhohen nё vend:

Pёr tё prodhuar barna, kompanitё kanё nevojё pёr njё licencё qё quhet GMP. Tashmё nё rajon, prodhuesi mё i madh maqedonas, ka GMP rumune, ai serb, GMP europian, vetёm ne, Mali i Zi dhe Kosova, lejojmё prodhim  farmaceutik vendas me GMP  tё lёshuar nga ministria vendase.

Po a ёshtё nё gjendje kjo Ministri tё lёshojё licencё prodhimi farmaceutik?

Ministria jonё ka njё Komision pёr dhёnien e licencёs sё prodhimit farmaceutik pa asnjё specialist/inspektor prodhimi, kur nё botё, kёtё punё e bёjnё inspektor Senior (pra me eksperiencё shumёvjecare vetёm  nё prodhim farmaceutik!)

AIFA italiane (Agjencia e barnave italiane), ёshtё ofruar tё trajnojё pёr ne inspektorё prodhimi qё mё 2009-ёn nёpёrmjet njё marrёveshje bashkёpunimi por mesa duket, ministrat tanё nuk e kanё parё tё nevojshme!

E zemё se nё Shqipёri hynё apo u prodhuan barnat mё tё mira; Si shpёrndahen ato?

Ёshtё e detyrueshme nё botё qё kush shpёrndan barna, tё firmosё njё dokument qё quhet GDP (Good Distribution Practice). Edhe tek ne, pёr tё marrё licencё tё shpёrndarjes sё barnave (licence pёr depo farmaceutike), nёnshkruhet njё vetёdeklarim qё Drejtuesi Teknik njeh dhe zbaton GDP. Po cilёn GDP?

Sepse asnjёherё nuk ёshtё hartuar njё e tillё, megjithёse sipas Ligjit te Barnave tё 2014-ёs, duhej tё ishte gati qё nё fund tё atij viti si akt nёnligjor!Megjithёse do tё mjaftonte tё pёrkthehej njё GDP europiane!

Çёshtje prioritetesh!

Pra, depot firmosin dicka tё rremё ama janё tё lira tё transpostojnё barnat me skuter siç tashmё nuk transportohen mё as picat! Sepse ska bazё ligjore ti kapi!

Po pёr sot, le tё ngelemi te cilёsia e barnave, pёr mungesёn e tyre, do tё shkruaj shumё shpejt!/ Propacientit.com

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here