Pse shtojnë në peshë njerëzit pasi martohen

Sipas një studimi të bërë në vitin 2012 në SHBA, thuhet se çiftet që kanë rreth 2 vjet të martuar ose më shumë kanë gjasa të fitojnë më shumë peshë se njerëzit e tjerë. Sipas studimit, gratë të cilat ishin martuar pas të 20-ave kishin fituar rreth 5 kg në vitet e para të martesës, ndërsa meshkujt rreth 8 kg. Sipas statistikave të studimit u vu re një fakt interesant se çiftet që bashkëjetonin bashkë, por nuk ishin të martuar nuk kishin shtuar në peshë gjatë bashkëjetesës së tyre.

ciftetNga studimi dolën disa arsye se pse çiftet shtonin në peshë pasi martoheshin:

Partnerët ndikojnë tek njëri – tjetri: çiftet e martuara hanë shumicën e ushqimeve së bashku, kështu njëri prej bashkëshortëve ka gjasa të hajë disa ushqime që më parë nuk i hante për shkak të “nepsit” të bashkëshortit tjetër.

Nuk kanë presionin e “të dukurit bukur”: çiftet kur janë në fazat e para të lidhjes mundohen të duken sa më elegantë dhe perfekt. Pasi martohen ata i kanë arritur objektivat që kanë për njëri-tjetrin dhe mund të ushqehen pa e vrarë mendjen për peshën.

Nuk bëjnë aktivitet fizik: të qënit i martuar sjell angazhime më të mëdha familjare, që nuk i kishit kur ishit në lidhje apo beqarë. Shumë çifte pas martesës nuk kanë kohë për aktivitet fizik.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut