Pse tradhtojnë meshkujt?

Studimet tregojnë se tradhtia në çift është bërë diçka e zakonshme: 1 në 3 çifte tradhton. Kjo është diçka e vërtetë, por s’do të thotë që duhet të trembeni nga martesa. Ja disa arsye se pse tradhtojnë meshkujt:

Lidhja emocionale: tradhetiPas martesës duket se lidhja bëhet më monotone, sepse fillojnë të përdoren shpesh frazat “unë kam të drejtë”, “Jo, unë kam të drejtë”, dhe ky fakt meshkujt i lodh dhe i shtyn që të mbyllen në vetvete. Kjo gjë çon në mungesën e afeksionit dhe lidhjes emocionale që kanë të dy partnerët. Mashkulli kërkon dikë tjetër që ta pranojë siç është dhe ndodh tradhtia.

Vlerësimi: Meshkujt e pëlqejnë faktin e të qenët i vlerësuar, madje kur ju thuhet është edhe më mirë. Nëse marrëdhënia në çift vazhdon me kritika dhe fajësime (siç ndodh zakonisht) ata priren të largohen nga partnerja e tyre dhe kërkojnë të gjejnë dikë tjetër që i vlerëson dhe i tregon sa “i mrekullueshëm” është.

Intimiteti: Meshkujt duan dikë që i dëgjon, që ndan emocionet pozitive për të ardhmen me të dhe që u buzëqesh. Në marrëdhënien ekzistuese, tendenca e të menduarit është “Ne jemi të martuar dhe di gjithçka për ty…” , ndërsa në marrëdhënien e re çdo gjë do të jetë e re dhe emocionuese, do të dojë të dijë gjithçka për partneren e re dhe këtu do lindë intimiteti midis tyre.

Të ndihen të dëshiruar: Çdo njeri  do të donte të ndihej i dëshiruar, pavarësisht moshës, gjinisë apo profesionit. Burrat nuk bëjnë përjashtim nga ky “rregull”. Meshkujt janë më social dhe priren të krijojnë shoqëri të reja. Në rastet kur lidhja është e konsoliduar, kontributi i dhënë nga palët merret si i mirëqenë dhe se nuk ka më asgjë për të dhënë. Në një lidhje të re gjithçka ndryshon dhe merr rëndësi.

Marrëdhëniet seksuale: Marrëdhënia seksuale është një nga mënyrat që partnerët të ndihen më të lidhur me njëri-tjetrin. Burrat ndihen të vlerësuar dhe të dëshiruar kur kanë marrëdhënie seksuale me partneret e tyre. Në një lidhje të re, kjo marrëdhënie ka tendencën të jetë më e shpeshtë. Të paktën në fillim!

Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme