Psikologia Milena Turtulli: Po rrisim një brez të dhunshëm

Bisedoi: Denisa Canameti, gazeta Shëndet + dhe Shëndeti Online

“Është shumë problematike se si po rritet brezi i ri, – shprehet psikologia Milena Turtulli për gazetën “Shëndet +”. – Është një brez i bombarduar me premisa dhune, qoftë në filma, qoftë në këngë. Nuk ka filtra që të ndalojë aksesin e fëmijëve në këto lloj filmash. Shkolla nuk po bën asgjë në këtë drejtim. Çfarë mund të bëjë një mësuese që ka 40 nxënës në klasë kur nuk arrin të mbyllë programin?”

dhunaSipas psikologes, dy prindër të arsimuar, të punësuar, me më pak stres nga ana financiare, pa diskutim që do të kenë më shumë mundësi dhe më pak stres në gjetjen e alternativave edukuese të fëmijës. Gjithsesi ajo nuk e konsideron varfërinë si të vetmen shkaktare.

“Sigurisht, varfëria i rëndon të gjitha situatat. Por jo të gjitha krimet ndodhin në familjet e varfra. Sepse njerëzit, pavarësisht se mund të jenë me të njëjtin status socio-ekonomik, i përballojnë ndryshe problemet. Duhet të punojmë shumë në drejtim të formimit të brezit të ri”.

Duhen rritur masat e ndëshkimit për dhunuesit

Nga ana institucionale, mënyra sesi shteti merret me dhunuesit, duhet të jetë më serioze. Një urdhër mbrojtjeje është një copë letër nëse ai urdhër nuk monitorohet. Në rastin e një të dhunuare që rri në një çati me dhunuesin, pa diskutim që situata do të degjenerojë në dhunë. Duhen rritur masat e ndëshkimit për dhunuesit. Edhe mënyra se si reagojmë nga këtyre fenomeneve është e dhunshme.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim