Puding, si ta përgatisni në shtëpi

Përbërësit për 4-5 persona

  • puding100 gr biskota ose 150 gr bukë e thatë
  • 3-4 filxhanë qumësht
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 1 filxhan kafeje rrush i thatë

Përgatitja

Pudingu mund të përgatitet me karota të ziera të grira hollë, oriz të zier, pandispanjë, biskota ose me bukë të tharë. Nëse pudingu përgatitet me biskota, merren nga ato që nuk përmbajnë yndyrë.

Biskotat, pandispanja ose buka e tharë priten në copa dhe regjen me qumësht të vakët për 10 min duke i vendosur në tenxhere të mbuluar me kapak.

Për puding përdoret rrush i thatë pa fara ose, në mungesë të tij, kokrra reçeli. Të verdhat e vezëve rrihen me sheqer, ndërsa të bardhat rrihen veçan derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.

Rrushi i thatë, biskotat ose buka e tharë hidhen te të verdhat e vezëve dhe shtohen më pas të bardhat. Përzihen përsëri që të mos ulet shkuma dhe e gjithë kjo masë hidhet në tavën e lyer me gjalpë dhe të pudrosur me sheqer ose në forma.

Pasi të jetë pjekur dhe ftohur hiqet nga forma dhe spërkatet me lëng reçeli. Në vend të bukës mund të përdorim karrota ose oriz të zier. Si lëndë aromatike mund t’i hedhim liker ose lëng limoni.

Me mënyrën më të thjeshtë: biskotat ose buka e tharë regjen në qumësht, hidhet rrush i thatë ose kokrra reçeli, rrihen vezët me sheqer e qumësht dhe hidhen në forma. Piqet në furrë në banjëmari.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin