“Puno në korridor, dhoma është e imja”, drejtoresha nxjerr mjeken jashtë

Denigrimi i figurës së mjekut ka arritur deri në pikën sa po i dëbojnë edhe nga zyrat. Sot, mjekja nefrologe e Poliklinikës Qëndrore ka kryer vizita në korridor. Arsyetimi?! Dhoma është e drejtoreshës!

Një situatë e pakuptimtë ka ndodhur sot në Poliklinikën Qëndrore. Mjekja nefrologe ka ofruar shërbim në korridor. Sipas saj “në dhomë është drejtoresha dhe e ka nxjerrë jashtë”.

Mjekët në Poliklinika dhe Qendra Shëndetësore punojnë me dy turne. Kështu, dy mjekë ndajnë të njëjtën dhomë (sipas turneve). Drejtuesit, në ndryshim nga pjesa tjetër e stafit nuk e ndajnë dhomën me mjekët e turnit tjetër (dhomën ku ofrojnë shërbimin si mjek) si dhe shërbejnë gjithmonë turnin e parë.

Sigurisht, krijon hapësirat për ta patur një luks të tillë. Por, në këtë Poliklinikë sot ka patur një përplasje të çuditshme. Drejtoresha, ka nxjerrë jashtë dhome mjeken nefrologe me të cilën ka ndarë dhomën derisa ishte mjeke por pa i krijuar hapësira ku të punojë. Përfundimi?!Mjekja ka shërbyer në korridor.

Thuhet se në atë poliklinikë ka dhoma ekzistuese bosh, por që mbahen të mbyllura për arsye të pashpjegueshme/ të pakuptimta./ ProPacientit.com

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet