Pure spinaqi pikante

Për 1 kg spinaq duhen:

pure spinaq-hudhra 3-4 thelpinj;

-kastraveca turshi 2-3 copë mesatare;

-spec djegës sipas dëshirës;

-vaj ulliri 1-2 filxhanë kafeje.

Spinaqi i pastruar dhe i zier kalohet në sitë dhe vihet në një enë me fund sferik. Këtu shtohen hudhra të shtypura, kastraveca turshi të grirë në rende të imët, spec djegës dhe, duke e përzier me lugë druri, vaj ulliri. Sipas dëshirës po të duhet më shumë pikante, shtohet dhe pak uthull. Kjo masë përdoret si garniturë më tepër për të shoqëruar mezet.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin