Pushimet nga puna në spitale, Beqaj: Nuk e di sa janë shkarkuar

Denisa Canameti / Shëndet+

Konference1

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot për raportim në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, ku është pyetur në lidhje me reformën spitalore, shkurtimet e punonjësve në të gjitha spitalet e vendit, tregtimin e ilaçeve etj.

Një çështje që ngjalli më shumë debate midis të pranishmëve në sallë ishte ajo e shkurtimit të punonjësve në spitale. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, kërkoi nga ministri informacion në lidhje me personelin e larguar nga spitalet bashkiake.

“Nuk e di sesa punonjës janë shkarkuar. Sipas procedurave dikush largohet për një muaj, disa për një kohë tjetër. Kush është ndryshimi i miratuar nga unë, jua përsëris prapë, fillojmë me spitalet rajonale. Kanë punuar 5 mijë e 510 vetë, do punojnë 5 215 vetë”, u shpreh Beqaj.

“Në spitalet bashkiake do të shtohen 21 mjekë.  Infermiere dhe personel i mesëm do të pakësohen 86 vetë”.

I pyetur nga deputetja Mesila Doda se mbi ç’baza janë bërë këto ndryshme, Beqaj u përgjigj se”janë bazuar në gjendjen e shërbimit spitalor dhe studime të bëra më parë. Mjekët janë shtuar, infermieret diku janë shtuar, diku janë pakësuar.”

Gjatë fjalës së tij, Beqaj u shpreh se përmirësimet në sistemin shëndetësor janë të dukshme. Mirëpo, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi deklaroi se sistemi shëndetësor është në ditën më të zezë, pasi në spitale nuk ka ilaçe dhe veç kësaj punonjësit po zëvendësohen me militantë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak