Puthja e nënës mbron foshnjat nga infeksionet

mami dhe bebi1Në studimin e publikuar në gazetën “New Zealand Herald” dhe të realizuar nga Universiteti Otago, shkencëtarët zbuluan se bakteri i dobishëm i cili del nga goja e nënës shërben në mbrojtjen e foshnjave të porsalindura nga dhimbjet e fytit dhe infeksioni i veshit.

Me anë të një studimi të realizuar, për herë të parë shkencëtarët e Zelandës së Re pohuan se foshnjat e porsalindura mbrohen me ndihmën e puthjes së nënës. Në studim u zbulua se bakteri i mirë K12 i cili del nga goja e nënës shërben në forcimin e imunitetit të foshnjave përballë dhimbjes së fytit dhe infeksionit të veshit.

Specialistët pohuan se gratë të cilat morën pjesë në studim janë testuar për të parë se cilat prej tyre mbartin bakterin e dobishëm lastreptococcus salivarius K12.

Shkencëtarët gjithashtu deklaruan se foshnjat të cilat kanë marrë bakterin nga nëna në fillim do të kontrollohen çdo javë pastaj një herë në 6 javë për të parë nëse bakteri qëndron në trupin e foshnjës. Me rritjen e foshnjës ulet mundësia e ndjekjes së bakterit, por shkencëtarët pohuan se kjo çështje do të jetë baza e studimeve të ardhshme.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni