“Puthja pasionante” i shkakton vdekjen adoleshentit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një adoleshent ka gjetur vdekjen nga një puthje pasionante në qafë nga e dashura, e cila i shkaktoi mpiksje të gjakut dhe i dha menjëherë goditje në tru.adoleshent

17-vjeçari Julio Macias Gonzalez, nga Meksika, filloi të ndiente shqetësime gjatë darkimit me familjen. Ata thirrën menjëherë ambulancën, por, fatkeqësisht, mjekët e ndihmës së shpejtë nuk arritën t’ia shpëtonin jetën djalit.

Besohet se thithjet në qafë nga e dashura i shkaktuan të riut mpiksje gjaku në tru. Familjarët e të riut akuzojnë të dashurën e tij 24-vjeçare për vdekjen e adoleshentit. Ndërkohë vajza është zhdukur që pas marrjes vesh të lajmit të hidhur.

Nuk është hera e parë që puthje të tilla shkaktojnë pasoja të rënda tek njerëzit. Në vitin 2011, një 44-vjeçare nga Zelanda e Re u paralizua në krahun e majtë nga thithja e gjakut.

“Kafshimet pasionante” shkaktohen kur një person thith një pjesë të caktuar në lëkurën e një personi tjetër, sidomos në qafë. Ky veprim shkakton dëmtim të enëve të gjakut, mpiksje të tij e deri në goditje në tru.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?