Pyet mjekun: A duhet të ndryshoj dietën time nëse kam gurë në tëmth ?

-Jam një burrë 47 vjeç dhe kam pak kohë që më janë formuar gurë në tëmth. Kam dëgjuar se në këto raste duhet të mbash dietë, prandaj nëse ka mundësi doja të dija se çfarë ushqimesh janë të rekomandueshme në rastin tim?

Për shqetësimin tuaj kemi pyetur mjeken gastro-hepatologe, Albana Duni:

“Është e vërtetë që personat që vuajnë nga gurët në tëmth,rekomandohet të tregohen mjaft të kujdesshëm përsa i përket mënyrës së ushqyerjes,  në menynë ditore, sepse në mjaft raste mund të ndodh që disa ushqime të ndikojnë në acarimin e gjendjes. Për këtë arsye personave që kanë gurë në tëmth, u këshillohet të konsumojnë ushqime organike: zarzavate të freskëta, sidomos lëngu i tyre dhe veçanërisht: kastraveci dhe rrepa e kuqe. Po ashtu rekomandohet konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë, por që duhet të jenë 2-3 litra në ditë. Ushqime të tjera të mira janë: hudhra dhe vaji i hudhrës, lëngu i rrushit (jo alkoli), mollët, kajsitë, manat, manaferrat, boronica, kumbulla, dardha, pjepri, bulmetra (p.sh. djath fshati) por duhet të kenë sasi të pakta yndyre”.

Botuar në shendeti.com.al, maj 2014

Postime të ngjashme

Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?
Pse po më dridhet syri?