Pyet mjekun: A është parkinsoni sëmundje e trashëguar?

Përshëndetje. Jam një zotëri 53 vjeç. Shpesh më ndodh të më dridhen duart kur jam në gjendje qetësie, ndiej që do të humbas ekulibrin. Nuk kam shkuar ende për vizitë te mjeku, kam lënë takim për javën e ardhshme. Megjithatë, doja t’ju bëja një pyetje. Babai im vuan nga sëmundja e parkinsonit. A është kjo sëmundje e trashëguar?

Përgjigjet mjekja neurologe, Brunilda Zllami

Ka një histori familjare me sëmundjen e parkinsonit në 10% të rasteve. Mund të prekë më tepër njerëz të një gjenerate (për shembull, motër, vëlla) ose në dy gjenerata (baba, bir). Toksinat ambientale, si magnezi, monoksidi i karbonit dhe rrallë disa pesticide mund të shkaktojnë një sëmundje që ngjan me sëmundjen e parkinsonit, megjithatë shumica e pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje nuk janë ekspozuar ndaj këtyre toksinave.

Në më pak se 1% sëmundja është krejtësisht familjare. Disa mutacione gjenetike janë zbuluar të jenë shkak i sëmundjes në disa familje, por këto nuk gjenden në shumicën e atyre që vuajnë nga parkinsoni. Studimet në binjakët identikë në të cilin njëri ka shfaqur sëmundjen, nuk kanë treguar ndryshime nga popullsia normale e pacientëve mbi 60 vjeç.

Megjithatë edhe në binjakët identikë më të rinj se 50 vjeç, nëse njëri ka sëmundjen, edhe tjetri ka risk të shtuar që ta ketë në të ardhmen. Kjo tregon se trashëgimia ka rol në rastet kur sëmundja shfaqet në moshë të re. Sëmundja e parkinsonit, sipas studiuesve, në shumicën e individëve reflekton një kombinim mes faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës