Pyet mjekun: A ka ndonjë kurë për heqjen e qukave?

Përshëndetje! Do të doja të pyesja një nga mjekët tuaj nëse ka ndonjë kurë për heqjen e qukave? Pyes sepse kam shumë quka dhe më krijon bezdi një gjë e tillë.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjekja dermatologe Blerta Gjoni.

Njollat kafe në lëkurë ose, siç njihen ndryshe në gjuhën popullore, qukat janë një problem për shumë femra dhe shkaktohen nga dy faktorë:
1-ekspozimi i gjatë në diell
2-Hormonet femërore (estrogjeni nxit prodhimin e melaninës nga melanocitet dhe çon në një hiperpigmentim të lëkurës).

Me anë të një aparature (Skin laser) shikohet me imaxh të dixhitalizuar lëkura e zmadhuar deri në 100-fish, bëhet një analizë dhe vendoset lloji i trajtimit. Mund të duhet duhet të marrë kremra hidratues apo duhet të bëjë piling kimik për t’i zbehur dhe arritur një lëkurë normale që pacienti dëshiron.

Në rastin e melazmave, që janë akoma më të vështira për t’u hequr dhe zakonisht gjenden tek gratë pas shtatzënisë, ekzaminimet duhen ndërthurur me analiza hormonale, sepse mekanizmat hormonalë luajnë një rol të rëndësishëm në hiperpigmentim.

Në rastin e rrezatimit diellor, pacientit i bëhet e qartë kremi mbrojtës që duhet të përdorë, koha e duhur dhe filtri i duhur, pasi numri i filtrit mbrojtës ndryshon në bazë të rrezatimit diellor./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç