Pyet mjekun: A ndikon konsumi i qumështit të lopës në çrregullimet e gjumit?

Djali im 2 vjeç e konsumon shumë qumështin e lopës para se të flejë në drekë dhe darkë. Por gjatë natës zgjohet shumë shpesh, të paktën 2-3 herë. Mendoni se konsumimi i tepërt i qumështit është shkak i zgjimit të tij gjatë natës? Theksoj se djali nuk pranon të pijë asnjë lëng tjetër.

Përgjigjet Blerina Bombaj, dietologe.

E vërteta është se, fëmijët e vegjël pasi mbushin vitin duhet të ushqehen me larmi më të madhe, dhe qumështi kalon si një ushqim plotësues dhe jo kryesor. Teprica e qumështit të lopës mund të bëhet shkak i shfaqjes së anemisë, pasi kalciumi i tepërt mund të pengojë përthithjen e hekurit. Për më tepër, çdo ushqim i marrë në tepri i ngarkon fëmijët me kalori, të cilat duhet t’i merrte në një paketë tjetër ushqyese, nga ushqime të tjera, të ndryshme nga qumështi.

Në këtë moshë, është e mjaftueshme sasia e 1-2 gotave qumësht në ditë. Për të mos thëne se, pas shkëputjes nga qumështi i gjirit, konsumi i qumështit nuk është dhe aq i nevojshëm sa mendohet. Kjo vërtetohet nga fakti se në
vendet të cilat kanë konsumin më të ulët të qumështit, shihet përqindje më e ulët e osteoporozës.

Pra, konsumi i qumështit nuk rezulton parandalues për osteoporozën dhe humbjen e masës kockore.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni