Pyet mjekun: A ndikon pilula e urgjencës në përshpejtimin e menopauzës?

Përshëndetje! Nënës time i është ndërprerë cikli menstrual në moshën 39 vjeç. Unë jam 36 vjeç dhe përdor shpesh pilulën e urgjencës, gati çdo muaj. A mund të më thoni nëse kjo ndikon tek cikli, që edhe mua të më ndërpritet në moshë të re?

Përgjigjet Elida Gjata, mjeke gjinekologe

Faleminderit që e ndatë me ne shqetësimin tuaj! Nuk di nëse e kam kuptuar saktësisht, por nuk mendoj se po bëni gjënë e duhur me pilulat e urgjencës, përkundrazi. Kundërndikohet marrja e shpeshtë e tyre, në mënyrë absolute. Ju këshilloj të kontaktoni mjekun tuaj gjinekolog për një konsultë më të zgjeruar. Pasi mjeku të ketë bërë ekzaminimet e duhura, sipas protokollit, do mund të përcaktojë një skemë mjekimi të saktë, nëse do të jetë e nevojshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët