Pyet mjekun: Çfarë e shkakton gjakderdhjen anale?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastro-hepatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.1, Tiranë

Hemorragjia me origjinë nga pjesa e poshtme e traktit tretës (kolon, rektum, anus) manifestohet në trajtën e rrjedhjes së gjakut të pastër të quajtur rektoragji ose gjak i përzier me materialet fekale i quajtur hematokezia.

Shumë rrallë, në rastet kur lëvizshmëria e zorrës është shumë e ngadaltë, feçet mund të paraqiten me ngjyrë të zezë dhe të imitojnë një hemorragji me origjinë nga pjesa e sipërme e traktit tretës (melena).

Shkaqet më të shpeshta janë: hemorroidet, divertikujt e zorrës, infeksionet, polipet, tumoret, kolitin, ulcerat, traumat etj. Në të gjitha rastet pacienti nuk duhet t’i neglizhojë
ankesat, por duhet të paraqitet sa më shpejt tek mjeku dhe t’i nënshtrohet procesit të diagnostikimit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë