Pyet mjekun: Çfarë më këshilloni për helmimin?

Kam dy ditë me bark dhe të vjella. Çfarë më këshilloni të marr në farmaci?

Përgjigjet Imelda Zeqo, mjeke infeksioniste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Inoksikacioni futet në patologjitë e urgjencës. Në varësi dhe të gravitetit, çdo person me gjendje intoksikacioni duhet të paraqitet tek mjeku, për të marë mjekim, apo qoftë dhe një këshillë. Është rast për urgjencë apo rast që mund të menaxhohet në shtëpi, e vendos mjeku specialist. Menaxhimi në kushte shtëpie sjell dehidrim dhe zgjatje të periudhës së rikuperimit.

Në momentin që një pacient vjell dhe ka diarre, humbet një sasi të madhe lëngjesh të organizmit, të cilat duhet medoemos që të zëvendësohen. Ndjekja ambulatore apo në shtëpi, është thuajse e pamundur pasi ai pacient gjithçka që merr, qoftë lëng apo mediakament, e nxjerr. Kështu që detyrimisht, është situatë për urgjencë, sepse i gjithë mjekimi bëhet përmes rrugëve venoze (me serum) e cila realizohet vetëm në kushte spitalore./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?