Pyet mjekun: Çfarë mund të përdor për mykun në gojë dhe zorrë?

Përshëndetje! Në lidhje me mykun e gojës dhe të zorrëve, çfarë mund të përdor?Mirënjohëse për këshillat tuaja!

Përgjigjet dr. Selman Lirza, mjek dermatolog pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Nëse pacienti ka shenjat përkatëse (ngjyra e gjuhës bëhet vishnje e errët, këndet e buzëve çahen, ndryshon shija në gojë), është ekzaminuar dhe ka rezultuar myk, pra ka bërë hemokulturën dhe ka rezultuar pozitive, rekomandohet marrja e antimykotikut nga goja për një javë ose 10 ditë. Lyerja në sipërfaqe nuk do të kishte asnjë lloj efekti në këtë rast./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?