Pyet mjekun: Cilat janë pasojat e bulimisë në organizëm?

Përgjigjet Pasho Maksuti, mjek psikiatër në QSUT

Një person i cili merr ushqime 7-8 herë në ditë dhe po aq herë e vjellë, dëmton gjithë homeostazën e organizmit. Ai humbet vitaminat, kaliumin e kalciumin. Dëmton bilancin e kripërave dhe aciditetin në stomak. Si pasojë e humbjes së kalciumit fillojnë dhe problemet me dhëmbët pastaj, ndërkohë që në një stad shumë më të avancuar, tek anorektikët mund të shkaktohet edhe osteoporoza. Pra, mund të vërejmë dëmtime të dhëmbëve dhe harkut dentar nga aciditeti i stomakut gjatë të vjellave, gastrit, ulcerë të stomakut, dëmtime të ezofagut dhe mukozës së gojës, çrregullime të ritmit të zemrës, çrregullime elektrolitike me hipokalemi, çrregullime të menstruacioneve, impotencë seksuale, etj./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse