Pyet mjekun: Cilët janë faktorët që e çojnë një çift drejt infertilitetit?

Erlin Kurti, mjek obstetër- gjinekolog pranë spitalit “Mbretëresha Geraldinë“.

Faktorët që çojnë drejt këtij infertiliteti në 10-15% të rasteve janë idipatike dhe ne nuk mund t’i vëmë një emër, por një rol të rëndësishëm luan mosha. Një pjesë e madhe e femrave sot mendojnë se duhet përfunduar shkolla, karriera e të tjera me radhë, dhe pastaj mendojnë për një shtazëni. Por mbi moshën 35 vjeç fertilizmi (koncepsioni ose ngjizja) bie në një masë të konsiderueshme tek femrat.
Faktorë të tjerë për infertilitet femëror mund të konsiderohen edhe abortet e kryera më parë, infeksionet e ndryshme të traktit gjenital, veçanërisht ato që shkaktojnë edhe mbyllje të tubave ose konkluzion tubar.
Ndërkohë që infertiliteti mashkullor ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e qelizave mashkullore (spermatozoideve) cilësinë, shpejtësinë, lëvizshmërinë etj. Ndërkohë, një rol të veçantë luajnë dhe sëmundjet e ndryshme që mund të ketë kaluar, si për shembull varikoçela apo edhe ndërhyrjet kirurgjikale në moshë të vogël dhe mund të shkaktohen në rrugët spermatike, pa harruar alkoolin, duhanin dhe përdorimin e lëndëve narkotike.

Sa shpesh haset infertiliteti bashkëshortor?
Infertiliteti bashkëshortor zë një shifër jo pak të vogël. Sot në botë ai haset pothujse tek 20-30% e çifteve, por që sigurisht jo të gjithë shkojnë drejt fekondimit in vitro.
Çiftet fillimisht vijnë për të “eksploruar” problematikën e infertilitetit, dhe një pjesë e mirë e tyre përfundojnë me shtatzëni përmes trajtimit që ne u ofrojmë, ndërsa pjesa tjetër duhet t’i nështrohet fekondimit in vitro.
Megjithatë, nuk është se ne nxitojmë për t’i drejtuar tek fekondimi in vitro. Fillimisht bëjmë disa përpjekje për të eliminuar shkaqet e mundshme. Në rast se kemi të bëjmë me infertilitet të instaluar/ të pakorrigjueshëm, atëherë detyrimisht shkojmë drejt fekondimit in vitro.

Cilat janë ekzaminimet praprake që duhet të kryejë një çift para se t’i nështrohet një procedure të tillë?

Çifti duhet t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve paraprake duke filluar që nga ekzaminimet e thjeshta, si: ekografia, vlerësimi i funksionit hormonal, niveli i spermogramës tek partneri mashkull etj. Të gjitha këto duhet të përfshihen në dinamikën e vlerësimit të cilat do t’i bashkëngjiten një sërë ekzaminimeve të tjera që mund të jenë edhe të dhënat gjenetike të çiftit, sepse ajo çka synohet është përfitimi i një embrioni sa më të përshtatshëm, pa anomali. Përgatitjet fillojnë pasi këto ekzaminime rezultojnë në normë.
Janë dy protokolle që përgatisin gruan për fekondimin in vitro, janë protokolle të shkurtra dhe protokolle të gjata. Në protokollet e shkurtra futen ato çifte të cilat janë diagnostikuar qartë dhe problematika e tyre është e njohur dhe nuk ka nevojë për ta zgjatur në kohë, por fillohet menjëherë stimulimi i ovarit me qëllim që të përftohet një numër sa më i madh vezësh (ovocitesh).

A është i njëjtë protokolli i ndjekjes për këtë grua shtatzënë?
Protokolli është pothuajse i njëjtë, por frika është më e madhe për shkak se barra është përftuar në kushte të vështira. Sigurisht, është një barrë shumë e dëshiruar dhe, nëse humbet, shancet për ta përfituar sërish janë të pakta./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga sheqeri
“Kam takuar pacientët e Onkologjikut pa zhurmë dhe media” – Ministrja e Shëndetësisë: Është rialokuar fond 200 mln lekë për barnat
Indeksim vjetor të pagave, Rama: Në shëndetësi do nisë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë
Raporti i OBSH: “Epidemia” e obezitetit në Shqipëri, 1 në 3 fëmijë mbipeshë
Pamje alarmante/ Fëmijët mbledhin sasi të mëdha barnash nga koshi i plehrave pranë spitalit
Ngacmoi s*ksualisht pacienten, lirohet nga detyra mjeku
Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj
KE publikon progres raportin: Shqipëria të rrisë burimet financiare dhe njerëzore për sektorin e shëndetësisë