Pyet mjekun: Kam hequr tëmthin, por vazhdoj të kem dhimbje…

Kam 5 muaj që kam hequr tëmthin, por dhimbjet janë po të njëjta. Kam bërë eko dhe të gjitha analizat por më kanë dalë mirë. Ju lutem mund të pyesni një mjek gastohepatolog të mirë për problemin tim?

Përgjigjet Nevila Lengu, mjeke gastrohepatologe në Qendrën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.

Edhe pas kolecistektomisë (heqjes së tëmthit), shumë pacientë vazhdojnë të paraqesin ankesa. Shkak mund të jetë mosrespektimi i dietës, prania e gurëve në kanalin e quajtur koledok, dëmtimi sekondar i pankreasit, bashkë-ekzistenca edhe e ankesave që lidhen me patologji të stomakut etj.

Nëse në analizat e bëra mungojnë gamaglutamiltranspeptidaza, fosfataza alkaline dhe lipazemia, duhet t’i bëni patjetër. Për një vit pas kolecistektomisë duhet të përdorni rregullisht acid ursodeoxycholic në varësi të peshës dhe një medikament që ul aciditetin në stomak si omeprazol një tabletë esëll në mëngjes.

Për dhimbjen ju rekomandoj gismotal 3 herë 1 tabletë para ngrënies. Nëse ankesat vazhdojnë dhe analizat që ju rekomandova rezultojnë jo normale, duhet të konsultoheni me gastrohepatogun tuaj për ekzaminime të mëtejshme./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll