Pyet mjekun: Kam probleme me mungesën e hekurit në gjak…

Përshëndetje! Jam një lexuese e rregullt e gazetës tuaj. Në analizat e fundit që kam bërë kam patur probleme me mungesën e hekurit. Ju lutem, a mund të pyesni një mjek se çfarë ushqimesh duhet të konsumoj përveç mjekimit?

Përgjigjet Sokrat Rizo, mjek hematolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Është e pamundur të zëvendësosh mungesën e hekurit vetëm me ushqime. Megjithatë, ushqimet që kanë më tepër sasi hekuri janë mishi i kuq, thjerrëzat, fasulet dhe perimet. Mjekimi konsiston në dhënien e hekurit si suplement, por duhet parë sasia që ka mangët për të përcaktuar mjekimin pasi ka disa lloje, si dhe kohëzgjatjen. Në rastin  konkret është shumë e rëndësishme të dimë edhe gjininë, pasi ka një ndryshim të shkaqeve mes femrave dhe meshkujve. Tek meshkujt zakonisht ne shikojmë për probleme gastrointenstinale, si probleme me zorrën e trashë, kolitin ose ndonjë problem kancerogjen, ndërsa në rastin e femrave zakonisht akuzohet cikli i cili mund të jetë ose i bollshëm ose që zgjat shumë ditë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm