Pyet mjekun: Kam shumë hemorroide, ç’duhet të ha?

Këto kohë kanë filluar të më dalin shumë hemorroide. A mund të më thoni një lloj diete ushqimore e cila është e mirë për t’u përdorur në mënyrë që të shmang një vuajtje të tillë?

Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja gastrohepatologe Esmeralda Runa

Pyetja e pacientes është e drejtë. Një dietë e ekuilibruar ndihmon për të rregulluar funksionin e zorrëve, duke larguar një nga faktorët kryesorë të rrezikut për formimin e hemorroideve. Kjo pasi parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve varet nga jashtëqitja normale. Kur dieta ushqimore është korrekte, e pasur hemorroideme lëngje dhe fibra arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë, duke mënjanuar problemet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Linja e të ngrënit është:

  • Sa më shumë të ziera dhe të pjekura
  • Evitoni të skuqurat, pikantet, lajthitë, bajamet, çokollatat
  • Sa më shumë lëngje, për të shmangur dehidratimin e trupit.

Për sa i përket përditshmërisë, do të rekomandoja të shmanget pozicioni ulur në karrige për një kohë të gjatë. Si dhe është e rëndësishme të shmangni uljen në vendet e ftohta. Gjithmonë duhet të ketë një jastëk mbi karrige.

Aktiviteti fizik, ku përshihet e ecura, dhe rritja e sasive të fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?