Pyet mjekun: Më janë krijuar disa pika të bardha në bajame, si mund të hiqen?

Më krijohen shpesh disa pika (gurë) të bardha në bajame. Kam dëgjuar se mund të hiqen me shiringë dentare, por nuk e di se çfarë është kjo. A mund të pyesni një mjek për këtë ju lutem?

Përgjigjet Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Gurët e bajameve ose tonsilolitet futen në grupin e infeksioneve kronike të bajameve që shoqërojnë përgjithësisht format atropike. Nga infeksionet kronike, tonsilat mund të zmadhohen apo zvogëlohen, ose ky mund të jetë një ndryshim që ato e pësojnë gjatë evolucionit të tyre. Në rastin e dytë, ato vendosen nën harqet e bajameve që janë bërë si xhepa dhe mbledhin mbeturinat ushqimore, qelizat e vdekura dhe vishen me shtresën e karbonatit të kalciumit dhe eliminohen si tapa me ngjyrë të verdhë deri në gri me erë të keqe. Sado që ato të pastrohen mekanikisht, do të krijohen përsëri, sepse janë deri në polusin e sipërm dhe zgjidhja përfundimtare është heqja e bajameve, pra operacioni./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha