Pyet mjekun: Më mpihen duart dhe më merren mendtë…

Më mpihen shpesh duart dhe më merren mendtë. Çfarë më këshilloni?

Përgjigjet Anjeza Kuçi, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3, Tiranë.

Problemet e veshit të brendshëm shoqërohen me marrje mendsh, të vjella, zhurma në vesh, gjendje lipotimie apo ndjesi të fikëti. Nëse mpirja e duarve shoqërohet edhe
me dhimbje dhe mpirje të shtyllës kurrizore të pjesës cervikale apo të zonës së qafës që shoqëron problemet e spondiloartrozës, atëherë duhet bërë një konsultë me
mjekun reumatolog ose neurolog.  Nëse jo, të bëhet konsulta me mjekun ORL që të vihet një diagnozë, sepse shenjat nuk janë tipike për probleme të veshit të brendshëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak