Pyet mjekun: Motrës i është çrregulluar cikli menstrual…

Përshëndetje! Motrës time i është çrregulluar cikli menstrual. Çfarë mund të jetë? Mos ka ndonjë cist se jemi të shqetësuar?

Përgjigjet mjekja obstetër-gjinekologe Lindita Myzyri.

Çrregullimet në ciklin menstrual ndodhin për shumë arsye, por, për të dhënë një përgjigje të saktë, ne së pari duhet të dimë moshën, nëse ka provuar jetë seksuale ose jo, si dhe statusin psikologjik, pasi stresi është një nga faktorët kryesor që ndikon. Një çrregullim cikli mund të ndodhë edhe kur lëvizim nga një qytet në tjetrin, nga një shtet në tjetrin, nga mënyra e të ushqyerit (dietat e forta) dhe e fundit mund të jetë edhe ndonjë kist.
Kur kemi të bëjmë me praninë e ndonjë kisti, nuk është se kemi çrregullim në data, por
menstruacionet të vijnë një herë ne tre-katër muaj, ose të vijnë pika pika.
Për të vendosur një diagnozë dhe dhënë një trajtim të saktë, pacientja duhet të bëjë patjetër një vizitë pranë mjekut gjinekolog./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?