Pyet mjekun: Nuk dal nga shtëpia se jam e dobët…

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Fb: Gazeta Shëndeti

Më jepni ndonjë këshillë çfarë mund të bëj që të shëndoshem, ju lutem. Jam 17 vjeçe, e fejuar por jam shumë e dobët. Më vjen turp të dal jashtë shtëpisë që mos të më shikojë njeri, sepse më duket vetja shumë keq. Jam 1.65 e gjatë dhe jam 47 kg. S’kam asnjë shqetësim nga trupi. Thjesht jam e dobët dhe rolinudua të shëndoshem. Kam marrë vitamina në farmaci. I konsumova ato por nuk më dhanë asnjë rezultat. Jam e njëjta mbasi piva vitaminat.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dietologia Rolina Naco

Si fillim do të doja të thoja se duke qenë se jeni 17 vjeçe, trupi juaj e përdor energjinë e marrë nga ushqimi jo thjesht për nevojat ditore, por edhe për zhvillimin e trupit, pasi jeni ende në proces rritjeje. Rreth moshës moshës 18-19 vjeç ky proces fillon të ulet ose të ndalojë dhe kjo është koha kur ju mund të shtoni më shumë peshë.

Pas plotësimit të zhvillimit, trupi ynë ka nevojë për energji thjesht për të plotësuar nevojat ditore të trupit (metabolizmi) dhe të sasisë kalorike që ne djegim në bazë të aktivitetit fizik që kemi. Atëherë është edhe më e lehtë për të vënë disa kile më shumë, nëse jemi shumë të dobët.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?